Murati: Shpenzimi buxhetor për investime kapitale kalon shifrën 700 milionë
Foto: Laura Hasani

Murati: Shpenzimi buxhetor për investime kapitale kalon shifrën 700 milionë

Ekonomia December 26, 2025 - 21:31

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se sot shpenzimi buxhetor për investime kapitale e ka kaluar për herë të parë shifrën prej 700 milionë eurove

Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se janë mbi 700 milionë euro fatura të paguara tek operatorët ekonomikë për punët e kryera, vetëm sivjet.

Postimi i plotë:

Me pagesat e proceduara deri më sot, shpenzimi buxhetor për investime kapitale e ka kaluar për herë të parë shifrën prej 700 milionë eurove.

Pra janë mbi 700 milionë euro fatura të paguara tek operatorët ekonomikë për punët e kryera, vetëm sivjet.

E gjatë mandatit të ardhshëm me Qeverinë Kurti 3, kjo shifër do të shkojë në mbi 1 miliardë euro në vit për investime në rrugë, hekurudha, diga akumuluese, çerdhe, stadiume, e shumë projekte tjera zhvillimore.