Kompania regjionale e mbeturinave “Ambienti” shpërblen punëtorët me nga 500 euro dhe rrit pagat nga janari

Kompania regjionale e mbeturinave “Ambienti” shpërblen punëtorët me nga 500 euro dhe rrit pagat nga janari

Ekonomia December 26, 2025 - 10:49

Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes “Ambienti” SHA, Gramoz Xhemajli, ka nënshkruar vendimin për dhënien e një shpërblimi vjetor prej 500 eurove për secilin punonjës të Ndërmarrjes, si dhe për ngritjen e pagave për vitin 2026.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së rregullt të Bordit të Drejtorëve më 24 dhjetor 2025, ku u miratua edhe propozimi i kryeshefit ekzekutiv për shpërblimin dhe ngritjen e pagave.

Në njoftim thuhet se suksesi i lartë i “Ambienti” SHA, i arritur gjatë këtij viti, ka vendosur standarde të reja dhe ka pozicionuar ndërmarrjen si kompani lidere në Kosovë për paga, shujta dhe beneficione për punonjësit e saj.

Image

Bordi i Drejtorëve thekson se prioritet për vitin 2026 do të mbetet modernizimi i mëtejshëm, digjitalizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i Ndërmarrjes.

Ata u uruan punonjësve të “Ambienti" SHA shëndet dhe suksese të përbashkëta për vitin e ri. Bordi gjithashtu shprehu falënderime për kryeshefin ekzekutiv, Diedon Berisha, ZKF, Daut Muqaj (Sekretar) dhe Ylber Goska për kontributin në zbatimin e politikave të mirëplanifikuara, duke siguruar që sukseset e ndërmarrjes të vazhdojnë pa ndërprerje. /Zëri