“Kosova vazhdon ta ketë çmimin me të ulët në Evropë të energjisë elektrike”, thotë Murati
Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka thënë se Kosova vazhdon ta ketë çmimin më të ulët në Evropë të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se kostoja mesatare e energjisë elektrike është tetë centë
“Kosova vazhdon ta ketë çmimin me të ulët në Evropë të energjisë elektrike. Sipas ASK-së, kostoja e energjisë elektrike është tetë centë, mesatarja. Kjo është edhe me Eurostat”, ka thënë Murati në Tëvë1.
Ai ka folur edhe sa i përket importit të energjisë elektrike dhe çmimit të saj.
Murati ka thënë se vendi nuk mund të mbulojë të gjithë kërkesën për konsum dhe se importi sic ka thënë ai fatkeqësisht është i nevojshëm.
Ai ka thënë se çmimi i energjisë është rritur në bursën ndërkombëtare, por Murati ka thënë se qeveria ka ndërhyrë për të minimizuar rritjen e çmimit.
“E vërtetë që një pjesë e energjisë elektrike duhet të importohet, sepse fatkeqësisht vendi nuk e mbulon të gjithë konsumin me prodhimin që e gjeneron brenda, pra një pjesë duhet të importohet. Dhe nëse çmimi i importit ka qenë 50 e 60 euro megavati, tash në bursat ndërkombëtare, në vitit 2022 ka shkuar në 700 euro megavati, pra është dhjet fishkur dhe ai impakt vërehet këtu. Megjithatë shteti ka ndërhyrë që ta absorboje shumicën e “shokut” apo të “tronditjes” nga çmimet globale dhe kësisoj e ka minizu impaktin apo rritjen e çmimeve të energjisë, por edhe produkteve tjera”, ka thënë Murati.
Qytetarët e Kosovës janë ankuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Madje për këtë muaj ata thonë se kanë pranuar fatura me çmim dyfish më të lartë se muajin paraprak.
Ndërsa, ZRrE ka paralajmëruar që mars të vitit të ardhshëm do të shqyrtohen tarifat e reja të energjisë.