Rritja e efiçiencës energjetike në kryeqytet, Rama nënshkruan investimin prej 6 milionë eurove
Foto: Facebook

Rritja e efiçiencës energjetike në kryeqytet, Rama nënshkruan investimin prej 6 milionë eurove

Ekonomia December 17, 2025 - 11:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi sot nënshkrimin e kontratës për një investim prej 6 milionë eurosh, që synon rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në kryeqytet.

Sipas Ramës, me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, investimi do të përfshijë shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, duke siguruar kushte më të mira, kursim energjie dhe standarde evropiane.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm dhe më të mirë për qytetarët tanë”, shkroi Rama.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe promovimin e qëndrueshmërisë energjetike në qytet, duke e afruar Prishtinën me standardet moderne evropiane.