Hamza: Kurti s’e di prej nga i merr statistikat, rritja ekonomike më e vogla në vite
Foto: Laura Hasani

Hamza: Kurti s’e di prej nga i merr statistikat, rritja ekonomike më e vogla në vite

Ekonomia December 12, 2025 - 22:29

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, kritikoi ashpër Albin Kurtin, duke theksuar se programi i PDK-së është i bazuar në llogari të sakta buxhetore dhe jo në premtime të pambuluara financiarisht.

“Programi ynë nuk është ‘fontanë dëshirash’, por një plan i mirë i kalkuluar. Buxheti e mban – sa më shumë ka rritje ekonomike, aq më shumë rritet buxheti.

Rritja ekonomike e realizuar në vitet e kaluara është ndër më të ulëtat që ka ndodhur. Kurti nuk e di prej nga i ka marrë statistikat,” tha Hamza. /rtv21