Kurti: Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër Kosovë, por s’kemi blerë

Kurti: Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër Kosovë, por s’kemi blerë

Ekonomia December 11, 2025 - 22:19

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me energjinë elektrike dhe atë që quhet “mafia energjetike”.

Kurti tha se të gjitha pretendimet për këtë temë janë dezinformata dhe se kjo gjë nuk do të lejohet gjatë kohës kur ai është në Qeveri, raporton Zeri.info.

Sipas tij, kjo temë është e sqaruar mjaft shumë dhe se lajmet e tabelat e paraqitura janë dezinformata.

“Kur u pa që në Kosovë nuk ka asgjë lidhur me ato dezinformata, filloi të përmendet ajo kompania e Shqipërisë, për të cilën unë nuk kam njohuri, por që përgjigja mund të merret nëpërmes Tiranës për lidhjen që kam unë me këtë kompani”, u shpreh kryeministri në detyrë në Kanal10.

Tutje Kurti u shpreh se ka mundësi që nëpër Kosovë ka pasur transmetim të energjisë elektrike nga Serbia në një nivel tjetër, por kjo sipas tij s’do të thotë se vendi ka blerë energji elektrike.

 “Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër Kosovë e në nivel tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne kemi blerë energji elektrike. Energji elektrike nuk blen as KEK-u e lëre më unë, në Kosovë e kemi KEK-un dhe KESKO-n për këtë gjë”. /Zëri