Qytetarët po varfërohen çdo muaj, Zogaj akuzon Qeverinë për mosreagim
Foto: Laura Hasani

Qytetarët po varfërohen çdo muaj, Zogaj akuzon Qeverinë për mosreagim

Ekonomia December 10, 2025 - 19:55

Kosova po përballet me një rritje të vazhdueshme të inflacionit, ndërsa Qeveria në detyrë nuk po merr masa për ta menaxhuar krizën, kështu është shprehur kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj.

Ai u bazua në të dhënat e fundit të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, ku thuhet se çmimet u rritën mesatarisht 5.3% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, raporton Zeri.info.

“Kjo nuk është thjesht statistikë – është një varfërim i drejtpërdrejtë: qytetarët blejnë më pak me të njëjtat para. Për shembull, 100 euro të vitit 2021 sot vlejnë vetëm rreth 60 euro”, u shpreh Zogaj.

Ndër tjera kandidati i LDK-së për deputet thekson se është e qartë se ekonomia po rrëshqet drejt kolapsit, ndërsa Qeveria nuk po reagon dhe nuk po mbrojnë interesin e qytetarëve.

Ai apelon për një qeveri që merret seriozisht me ekonominë, energjinë dhe stabilitetin financiar, jo me improvizime dhe demagogji. /Zëri