Mustafa: Kosova rrezikon fonde dhe stabilitet, qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt
Foto: Zëri

Mustafa: Kosova rrezikon fonde dhe stabilitet, qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt

Ekonomia December 08, 2025 - 08:18

Ekonomisti dhe profesori Muhamet Mustafa ka dhënë një mesazh për situatën politike dhe ekonomike të Kosovës, duke kërkuar që qeveria e re të krijohet pa vonesa dhe të rikthehet urgjentisht fokusimi në zhvillim ekonomik.

Sipas tij, mosfunksionimi i institucioneve dhe zvarritja e proceseve politike po e kushtëzojnë drejtpërdrejt performancën e vendit.

“Vëmendja duhet të rikthehet në ekonomi, zhvillim, edukim dhe inovacion – jonë bllokada politike”, ka deklaruar Mustafa në Telegrafi.com.

Ai tha se çfarëdo vonese në formimin e qeverisë së re e dëmton Kosovën në dy drejtimet kryesore, stabilitetin e brendshëm dhe financimet ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi se procedurat e zgjatura institucionale mund t’i kushtojnë vendit qindra milionë euro në fonde të Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë qeveri të funksionalizuar, plane të qarta buxhetore dhe vendimmarrje të qëndrueshme.

“Vonesat në formimin e qeverisë rrezikojnë humbjen e qindra milionë eurove nga fondet evropiane”, ka shtuar ai.

Mustafa kërkoi që viti 2026 të mos humbet me kriza politike, por të shfrytëzohet për një ndryshim rrënjësor të modelit ekonomik të vendit.

Ai theksoi se Kosova ka potencial, por se ai potencial nuk mund të shfrytëzohet në një klimë të vazhdueshme të pasigurisë politike.

“Kosova duhet të hyjë në vitin 2026 me qasje të re dhe me fokus në prodhim, inovacion dhe investim në faktor njeri.bInstitucionet duhet të funksionalizohen menjëherë – koha për ekonomi nuk mund të shtyhet më”, ka përfunduar ai.