Bitcoini rimëkëmbet me 90.000 dollarë

Bitcoini rimëkëmbet me 90.000 dollarë

Ekonomia December 03, 2025 - 12:11

Bitcoini e kaloi sërish pragun e 90.000 dollarëve, një rritje që erdhi pas korrigjimit të ashpër të së hënës, i cili zhduku gati 1 miliard dollarë dhe e zuri në befasi Wall Street-in.

Tregu mori “frymë”, por analistët paralajmërojnë se klima mbetet e brishtë, me shenja stresi në të gjithë ekosistemin e kriptomonedhave.

Bitcoin u rrit deri në 6,8%, duke arritur në 92.323 dollarë, ndërsa Ether shënoi kërcim mbi 8%, duke kaluar sërish mbi 3.000 dollarë. Tokena më të vegjël si Cardano, Solana dhe Chainlink regjistruan rritje mbi 10%.

Tregtarët ia atribuojnë këtë reagim një vale lajmesh pozitive: kreu i SEC, Paul Atkins, foli për prezantimin e afërt të masave që do të mbështesin një “përjashtim inovacioni” për kompanitë e aktiveve digjitale, ndërsa Vanguard njoftoi se do të lejojë tregtimin e ETF-ve dhe fondeve të përbashkëta që investojnë kryesisht në kripto. /euronews