Rritja e çmimeve, Bajrami thotë se Qeveria po prodhon inflacion
Ekonomia
December 02, 2025 - 23:11
Ish-deputetja Hykmete Bajrami ka folur edhe për rritjen e çmimeve në vend.
Ajo tha se sipas ASK-së, në muajin e fundit kemi pasur inflacion 5.1 për qind.
Bajrami shtoi se është Qeveria ajo e cila po e prodhon inflacionin.
“Në muajin e fundit, sipas publikimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ne e kemi pasur një inflacion 5.1 për qind nëse nuk gaboj, ka qenë muaji i fundit inflacioni, sepse Qeveria në këtë rast është duke prodhuar inflacion”, tha ajo