Kurti: Me ne u shtua numri i bizneseve më shumë se në çdo qeverisje tjetër
Ekonomia
December 02, 2025 - 12:20
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë postimin e ministrit në detyrë, Hekuran Murati, ku thuhej se numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara deri në tetor të këtij viti kap shifrën prej 11 mijë.
Kurti thotë se ky numër i bizneseve është më i larti se çdo vit tjetër para qeverisjes Kurti.
Sipas tij, me shtimin e bizneseve do të thotë se ka rritje ekonomike.
“Përgjatë këtij mandati numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet”, shkroi Kurti. /Zëri