KOSST: `EFT LLC` nuk ka furnizuar Kosovën me energji elektrike më 28 nëntor
Foto: Laura Hasani

KOSST: `EFT LLC` nuk ka furnizuar Kosovën me energji elektrike më 28 nëntor

Ekonomia November 28, 2025 - 22:27

Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) raportimet se kompania EFT LLC ka furnizuar qytetarët e Kosovës me energji elektrike më 28 nëntor 2025.

Në komunikatën e publikuar, KOSTT sqaron se, sipas të dhënave zyrtare të Operatorit të Tregut, EFT LLC nuk ka rezervuar kapacitete ndërkufitare në SEE CAO për furnizimin e konsumatorëve në Kosovë, por vetëm “për transit të energjisë”.

KOSTT sqaron se palët tregtare rezervojnë kapacitetet ndërkufitare në SEE CAO për import dhe eksport ndërkufitar të energjisë elektrike. Po ashtu, theksohet se të hyrat nga shfrytëzimi i këtyre kapaciteteve ndahen ndërmjet OST-ve përkatëse sipas metodologjisë së SEE CAO.

Në komunikatë rikujtohet se KOSTT është themeluese dhe aksionare në SEE CAO, së bashku me operatorët e Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më tej shtohet se SEE CAO është përgjegjëse për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit në dhjetë kufij të zonave të ofertimit në Evropën Juglindore, përmes ankandeve eksplicite të bazuara në Net Transfer Capacity (NTC), në përputhje me Rregulloren (KE) 714/2009 dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë.

Në fund, KOSTT thekson se mbetet i përkushtuar për “forcimin e besimit publik përmes komunikimit të përgjegjshëm dhe informimit korrekt”.