Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat
Foto: Laura Hasani

Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat

Ekonomia November 19, 2025 - 19:29

Hekruan Murati, ministër në detyrë i Financave ka folur për seancën e parë, për të cilën thotë se në rend të dites kishte Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro.

Sipas tij, këto marrëveshje ishin projektligje të sponzorizuara nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Murati thotë se me mosvotimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova rrezikon të humb mbi 200 miionë euro.

“Nuk kishte asnjë arsye legjitime që të mos votoheshin. Pra nëse për buxhet ishte arsyetimi që nuk duhet votuar buxhetin e sponzorizuar nga një qeveri në detyrë, tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk qëndron fare ky arsyetim.

Megjithatë, opozita fare nuk morri mundin të vinte në seancë, dhe kësisoj tash rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave”, thekson Murati. /Zëri