Murati: Buxheti për RTK-në, Prishtinën e ai për vitin 2026 po mbahen të bllokuara nga opozita
Foto: Laura Hasani

Murati: Buxheti për RTK-në, Prishtinën e ai për vitin 2026 po mbahen të bllokuara nga opozita

Ekonomia November 13, 2025 - 18:41

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për RTK-në, ai për prishtinën, Gjilanin e Zubin Potokun, si dhe buxheti për 2026 dhe Plani i Rritjes i BE-së po mbahen të bllokuara nga opozita.

Murati pretendoi se opozita po refuzon t’i krijojë komisionet parlamentare për t’i kaluar këto.

“Buxheti për RTK-në; Buxheti për 2025 i Prishtinës, Gjilanit, e Zubin Potokut; Buxheti për vitin 2026; Plani i Rritjes i BE-së; Marrëveshja me Bankën Botërore. Të gjitha këto po mbahen të bllokuara sepse opozita po refuzon me i kriju komisionet parlamentare të përhershme (të cilat nuk varen nga përcaktimi pozitë/opozitë)”