Gërxhaliu paralajmëron shtrenjtim të ri të energjisë elektrike në janar

Gërxhaliu paralajmëron shtrenjtim të ri të energjisë elektrike në janar

Ekonomia November 06, 2025 - 08:47

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se qytetarët e Kosovës do të përballen sërish me rritje të tarifave të energjisë elektrike në janar të vitit 2025, si pasojë e tarifës së dioksidkarbonit, e cila pritet të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar që paguajnë konsumatorët.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë kur vendi po përjeton një situatë të rënduar ekonomike, pas rritjes së tarifave të energjisë elektrike prej 16,1% për të gjithë konsumatorët dhe liberalizimit të tregut të hapur energjetik, që kanë sjellë një efekt zinxhir në shtrenjtimin e pothuajse të gjitha produkteve në treg.

“Në janar do të kemi shtrenjtim sërish shkak tarifa e dioksidkarbonit….”, tha Gërxhaliu për RTV21.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në muajin shtator çmimi i energjisë elektrike është rritur me 17,4%, ndërsa inflacioni ka arritur në 4,7%.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se mungesa e institucioneve legjitime, të afta për të mbikëqyrur vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e qytetarëve, ka thelluar edhe më shumë pasigurinë ekonomike.

Kushtrim Ahmeti, drejtor i Dhomës së Tregtisë, thotë se pasojat e vendimit për shtrenjtimin e energjisë dhe liberalizimin e tregut energjetik tashmë po i ndjejnë më shumë se 1300 biznese, të cilat janë detyruar të dalin në tregun e hapur.