Qeveria në detyrë hap kuletën - pagë të 13-të, rritje të pagës minimale, pensione dhe shtesa për fëmijë
Foto: Laura Hasani

Qeveria në detyrë hap kuletën - pagë të 13-të, rritje të pagës minimale, pensione dhe shtesa për fëmijë

Ekonomia October 31, 2025 - 09:59

Qeveria në detyrë sot ka dhënë lajme të mira, duke propozuar rritje të pagave dhe pensioneve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se buxheti i parashikuar për vitin 2026 do të jetë 4 miliardë euro.

Ai tha se me këtë buxhet janë propozuar, rritja e pagës minimale për rreth 150 mijë të punësuar, pensioni minimal nga 120 euro në 150 euro, nga muaji nëntor për rreth 200 mijë pensionistë, si dhe shtesa e fëmijëve nga nëntori do të rriten për 50%, transmeton Zeri.info.