 
 
							Kurti: Buxheti i vitit 2026 do të jetë 4 miliardë euro, do të jepet edhe paga e 13-të
						Ekonomia
						October 31, 2025 - 09:50
					
										
					Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2026 do të jetë 4 miliardë euro.
Në mbledhjen e Qeverisë të premten, Kurti tha se buxheti parasheh edhe pagën e 13-të për sektorin publik, transmeton Zeri.info.
“Siç e parasheh Ligji për financat publike, brenda afatit ligjor po miratojmë projektligjin për vitin fiskal për buxhetin e vitit 2026”.
“Është buxhet prej 4 miliardë eurosh, ku 1.4 janë investime kapitale, një risi në këtë buxhet është dhënia e pagës së 13-të për sektorin publik”, tha Kurti. /Zëri
 
 
											