Ankandi i radhës i letrave me vlerë, më 4 nëntor

Ankandi i radhës i letrave me vlerë, më 4 nëntor

Ekonomia October 28, 2025 - 10:20

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 4 nëntor 2025 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 20.00 milionë eurove.

Ministria njofton se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen tre vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.