
Miftaraj: Kosova si duket s’ka nevojë për paketën 882 milionë euroshe nga KE-ja
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Mifaraj, ka thumbuar Qeverinë në lidhje me paketën e Komisionit Evropian.
Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në mënyrë ironike ka shkruar se “Kosova si duket nuk ka nevojë për paketën 882 milionë euro nga Komisioni Evropian”.
Për të mbeturit jashtë listës së përfituesve, sipas Miftarajt, fajtor është mosfunksionimi i institucioneve shtetërore.
"Kosova si duket nuk ka nevoje per paketen 882 milion Euro nga Komisioni Evropian. Sipas Frontonline-Komisioni Evropian ka miratuar pagesat e reja për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nga Paketa e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke i shpërblyer këto vende me transaksionet e dyta të mbështetjes financiare".
Ndërkohë, Kosova mbeti jashtë listës së përfituesve, megjithëse kishte qenë ndër vendet e para që kishte përmbushur kushtet teknike dhe kishte miratuar agjendën e reformave. Mos funksionimi i institucioneve shtetërore dhe mungesa e Kuvendit për të ratifikuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian kanë bërë që Kosova të mos jetë në gjendje të përfitojë nga kjo paketë, ndonëse fondet janë të gatshme dhe mund të aktivizohen sapo të zgjidhet ngërçi politik". ka shkruar Miftaraj.