Gratë promovojnë produktet e tyre në panairin e agrobiznesit në Prishtinë

Gratë promovojnë produktet e tyre në panairin e agrobiznesit në Prishtinë

Ekonomia October 14, 2025 - 14:45

Panairi i produkteve të grave në agrobiznes, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, po konsiderohet mundësi që gratë nga këto zona të kenë mundësinë që të promovon prodhimet e tyre.

Xhemile Krasniqi nga Obiliqi, që përfaqëson biznesin e prodhimtarisë së mjaltës, tha se ky panair ndikon në rritjen e biznesit.

“Për mua është e disata herë që marr pjesë edhe si organizatë po edhe si biznes. Vij nga shoqata kulturore ‘Tradita e Obiliqit’, meqenëse i kam edhe dy shoqet që marrin pjesë me ushqime tradicionale po unë jam këtu si biznes sot. Meqenëse këto organizime vinë nga komunat dhe nga shoqata të ndryshme përkrahja për neve është maksimale se të paktën e ngritëm vetën si OJQ dhe si biznes me një ide që merremi sepse ka zonja që vinë me gatime tradicionale dhe është një ide e mirë sepse këto gratë kanë filluar të vetëdijesohen në një mënyrë po edhe të ngritën për vetën”, tha Krasniqi.

Xhejlane Elshani nga Prizreni u shpreh se panairi i mundëson grave që të promovojnë produktet e veta. E gjithë kjo, ajo tha se bëhet pa ndonjë ndihmë nga Ministra e Bujqësisë.

“Organizimi i panairit është një diçka shumë e mirë sepse i jep një mundësi të mirë sepse u jep grave rurale që ta promovojnë produktet e veta dhe prodhimet e veta që tu vinë për konsumatorin drejtpërdrejtë. Për momentin nga ministria nuk kemi ndihma”, tha Elshani për Ekonominë Online.

Image

Image