Këtu mund të aplikoni për subvencionim të rrymës

Këtu mund të aplikoni për subvencionim të rrymës

Ekonomia October 14, 2025 - 10:03

Qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë nga sot për të përfituar nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2025–2026.

Sipas njoftimit zyrtar, familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin e ri, raporton Telegrafi.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në seksionin Shërbimet – Grante dhe Subvencione, në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/562.