Rama jep lajmin, Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE - Ballkan Perëndimor

Rama jep lajmin, Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE - Ballkan Perëndimor

Ekonomia October 10, 2025 - 08:52

Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Evropian - Ballkani Perëndimor).

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama përmes rrjeteve sociale.

Shefi i ekzekutivit shqiptar e ka konsideruar këtë zhvillim si një ngjarje historike.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Evropian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.