
A po rrezikohet kolapsi ekonomik i shtetit? Ja çka thotë Hekuran Murati
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se shteti ka buxhet deri në fuqi deri në fund të këtij viti.
Murati sqaroi se Qeveria do të duhej ta dërgonte buxhetin e vitit 2026 në Kuvend deri në fund të tetorit, ndërsa shfajësoi partinë e tij për moskonstituimin e Kuvendit, transmeton Zeri.info.
“Sa i përket buxhetit, deri në fund të vitit e kemi buxhetin në fuqi, është i mjaftueshëm dhe po ekzekutohet. Kurse sa i përket buxhetit të vitit 2026, ne si Qeveri do të duhej ta miratonim deri në fund të muajit tetor dhe ta dërgonim në Kuvend për miratim”.
“Po të varej prej neve Kuvendi ka qenë i konstituuar, me përmbylljen dhe ezaurimin e përzgjedhjes së njërit nga 5 nënkryetarët. Megjithatë ishte Gjykata Kushtetuese që vendosi se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar dhe endi nuk e ka publikuar vendimin e plotë”, tha Murati në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë. /Zëri