
Qeveria në detyrë ndan nga 100 euro për studentët
Ekonomia
October 07, 2025 - 12:21
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ndarja e njëhershme prej 100 eurove do të bëhet për çdo student që plotëson kriteret, transmeton Zeri.info.
“Sot do të miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për të gjithë studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet e tyre të kenë më të lehtë përballimin e vitit të ri akademik”, ka deklaruar Kurti.
Po ashtu Kurti njoftoi se sot do të nisë bursa e mobilitetit për studentët e nivelit Bachelor. /Zëri