
Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet më 13 tetor
Ekonomia
October 06, 2025 - 16:11
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 tetor 2025 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.
MFPT thekson se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovë”, thuhet në njoftim.
