
Rrëzohen shtyllat elektrike në Miradi të Ulët dhe Vragoli, KEDS-i: Pritet të rregullohen këto defekte
Ekonomia
October 03, 2025 - 09:03
Shtylla elektrike janë rrëzuar si pasojë e motit të ligë në Miradi të Ulët dhe në Vragoli.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, thotë se gjithandej Kosovës po ka probleme të tilla, por sipas tij ekipet po bëjnë të pamundurën për të rregulluar defektet.
“Për shkak të kohës ka probleme gjithandej territorit, por ekipet e KEDS-it janë në terren dhe në kohën më optimale pritet të rregullohen këto defekte”, tha Krasniqi.
Burime të Klankosova.tv po ashtu bëjnë të ditur se po nga këto probleme, janë prekur edhe disa fshatra të komunës së Prishtinës dhe Fushë-Kosovës. /klankosova