
Mbetje pesticide mbi normë, pas Kroacisë - edhe Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria
Një sasi specash me orgjinë nga Shqipëria është bllokuar nga Sllovenia. Ky bllokim ka ardhur pasi në sasinë e specave janë konstatuar mbetje pesticide. Mbetjet e zbuluara në sasinë e specave janë cilësuar si shumë serioze dhe që sjellin rrezik për shëndetin e konsumatorit.
Siç raporton Euro News, ende nuk dihet sasia e bllokuar.
-Në njoftimin e RASFF ky rast është klasifikuar alarmant. Bllokimi ka ndodhur në fillim të muajit shtator përkatësisht më datë 5. Në speca janë zbuluar përmbajtje acetamiprid, formetanate and flonicamide mbi normat e lejuara për konsum. Sistemi i gjurmimit rekomandon të mos konsumohen pasi lëndët janë të dëmshme për organizmin. Në lidhje me këtë rast ende nuk ka një reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU.
Ky nuk është rasti i parë që Sllovenia ka konstatuar mbetje në produktet shqiptare. Pak ditë më parë Sllovenia njoftoi tërheqjen nga tregu të një sasie tjetër specash me origjinë nga Shqipëria. Në një sasi specash të kuq djegës u zbuluan prani të pesticideve, edhe në këtë rast mbetjet ishin tejet normave të lejuara.