
Rezultuan me pesticide, Kroacia bllokon një sasi specash djegës nga Shqipëria
Ekonomia
October 01, 2025 - 15:00
Kroacia ka bllokuar një sasi të madhe specash me pesticide të ndaluara, që kishin hyrë në vend nga Shqipëria.
Raportohet se specat kishin përmbajtje të pesticideve Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.
Aktualisht nuk dihet se sa është sasia e perimeve të bllokuara në këtë shtet.
Pritet që AKU-ja të japë një njoftim zyrtar mbi rastin në fjalë.