
Retkoceri: API-ja detyron Komunën e Prishtinës të tregojë se ku janë shpenzuar 12 milionë euro nga taksat
Agjencia për Privatësi dhe Informim (API) ka aprovuar ankesën e asamblistit të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Leutrim Retkoceri, ndaj Komunës së Prishtinës për mosofrimin e qasjes së dokumenteve publike.
Kështu bëri të ditur vet Retkoceri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke shkruar se API-a e ka obliguar Përparim Ramën që të tregojë me dokumente se ku janë shpërndarë 12 milionë euro para nga taksat tona, të cilat ky ja ka dhënë Arkitektit të Qytetit.
“Nuk mundesh me i ik përgjegjësisë Përparim. Ligji është mbi të gjithë”, ka shkruar Retkoceri duke bërë publike edhe vendimin e API-së.
Në këtë vendim shkruhet se Komuna e Prishtinës obligohet që në afat prej 7 ditëve nga data e pranimit të këtij vendimi, t’i ofrojë qasje të plotë ndaj dokumeneteve, si në vijim:
Dokumentacionin zyrtar, i cili dëshmon se Komuna e Prishtinës është aktualisht në procedurë përmbarimore nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.
Të dhënat mbi shumën totale të mjeteve financiare që Komuna e Prishtinës i ka paguar Arkitektit të Qytetit deri më tani, të ndara sipas viteve dhe/ose kontratave, si dhe shumën e paguar me kërkesë të përmbaruesit.
Listën e projekteve të hartuara nga Arkitekti i Qytetit për Komunën e Prishtinës,
Listën e projekteve të hartuara nga Arkitekti, të cilat komuna i ka pranuar zyrtarisht dhe që janë në zbatim ose janë zbatuar.
Për më shumë shikoni vendimin si më poshtë:
