
A do të ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike?
Që nga muaj maj i këtij viti, qytetarët janë duke paguar me shtrenjtë energjinë elektrike.
Kjo pas vendimit të Zyrës së Rregullatorët të Energji Elektrike, që rryma të shtrenjtohet për 16.1%.
Por këto tarifa deri në fund të vitit pritet të ndryshohen sërish.
Madje sipas kryeshefit të ZRRE-së këto mund të rriten varësisht nga kostoja e sistemit.
E në rast të kursimit të energjisë janë paralajmëruar edhe ulje të tarifave.
Se sa janë mundësitë që këto tarifave të ulen televizioni ka pyetur edhe KOSTT-in.
“Procesi i përshtatjes së të hyrave maksimale për vitin 2026 fillon në dhjetor 2025 dhe përfundon në mars 2026, gjatë të cilit përcaktohen tarifat e energjisë elektrike për periudhën 1 prill 2026 – 31 mars 2027. Pra, ky proces ende nuk ka filluar dhe KOSTT nuk ka informata se cili do të jetë vendimi i ZRrE-së sa i përket tarifave finale. Tarifat e KOSTT-it përbëjnë vetëm një pjesë të tarifave të konsumatorit përfundimtar, andaj nuk posedon informatat e nevojshme për këto pyetje”, kanë thënë nga KOSTT.
Të panevojshëm shtrenjtimin e energjisë elektrike po e sheh eksperti i energjisë elektrike, Vezir Rexhepi.
“Bazuar në shumë analiza dhe aspekte duke pasur parasysh edhe çmimin e energjsië elektrike në bursën evropiane mendoj që nuk është koha që të bëhen rritje të çmimit të energjisë elektrike”, vlerëson Rexhepi.
E ky paralajmërim për ndryshim të çmim të rrymës sipas njohësi të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ishte e pritshme, meqenëse Kosova importon energji elektrike nga jashtë.
“Këtë e kemi paralajmëruar, ajo çfarë na habitë me tepër është se në këtë kohë që nga ngritja e fundit të energjisë elektrike në Kosovë janë bërë shumë hapa për të eliminuar burkoracin në dhënien e licencave për prodhim të energjisë alternative nuk ka projekt që prezantohet si një alterantivë shpetimi, qoftë me thengjell qoftë, me erë apo me ujë. Në këtë drejtim fati i qytetarëve të Kosovës do të jetë edhe me tutje nga importi i energjisë elektrike import i cili me tepër është i politizuar sesa që ka prapavijë ekonomike”, ka thënë Gërxhaliu.
Gërxhaliu kërkon që të investohet më shumë në energji alternative.
Orienimti i prodhimit të energjisë nga resurset natyrore, kësaj i vlen Kosovës, Kosova është më e pasura me thengjillë a po e katra në botë dhe e dyta në Evropë por nuk kemi kapacitete prodhuese ndërsa sa i parkete energjisë alternative, kur të paktën energjia e diellit nuk është e shfytëzuar, ndërsa në aspektin e hidro kemi magesë pasi relievi i Kosovës është një pjatë e përmbysur ku ujërat ikun nga Kosova në këtë drejtim orientimi i Kosovës do të ishte krijimi i digave të mëdha sic është ajo e Ujmanit, Batllavës apo Badovcit”, shprehet ai.
Nga ZRrE mes tjerash kanë bërë të ditur se tek një kategori e madhe e konsumatorëve ka rritje të konsumit si dhe janë tejkaluar parashikimet e kostos së importit.