
Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën
Ekonomia
September 14, 2025 - 08:16
Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morinë duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve.
Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë.
Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme.
“Pak më të ulëta“, shprehet një qytetar nga Kosova.
“Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim këndej“
Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive, nuk ka kontrolle për qytetarët e dyja vendeve për të gjithë periudhën 1 maj–30 shtator.
Në 24-orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas dhe 7 mijë automjete dhe kanë dalë 18 mijë shtetas dhe 6 mijë automjete. /rtsh