Raportohet se Posta e Kosovës mori në posedim objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

Raportohet se Posta e Kosovës mori në posedim objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë

Ekonomia September 11, 2025 - 10:57

Pjesëtarë të Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Postës së Kosovës, të shoqëruar nga policia e Kosovës, po marrin në dorëzimin e objektit të Postës së Serbisë në Graçanicë, raporton mediumi lokal serb, “Kim”.

I pranishëm është edhe drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë, Ivan Milojeviq, raporton ky medium nga vendi i ngjarjes.

Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë u mbyll më 15 janar të këtij viti. Në atë kohë edhe të punësuarit e lanë vendet e tyre të punës.

Përdoruesit e shërbimeve të kësaj poste nga Kosova do të mundë t’i plotësojnë nevojat e tyre në Merdar, në objektet pranë pikës kufitare, shkruajnë mediat lokale serbe.