
ASK: Në korrik pati rritje të numrit të vizitorëve në hotele
Ekonomia
September 08, 2025 - 14:09
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në korrik të këtij viti ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në hotele, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Agjencia ka publikuar statistikat e hotelerisë, ku shifrat tregojnë një rritje prej 34.9 për qind.
Në korrik, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 77 mijë e 481, ndërsa prej tyre 34.40 për qind ishin vendorë dhe 65.6 për qind ishin të jashtëm.
Krahasuar me muajin korrik të vitit 2024, kur ishin 57 mijë e 447 vizitorë, ka rritje prej 34.9 për qind.
Numri i netqëndrimeve ishte 168 mijë e 202.

Më së shumti vizitorë të huaj ka pasur nga Shqipëria, 8260, ndërsa nga Gjermania kishte 7051, Zvicra 5301 e nga Turqia 4097.