
Hamza: Mbi 13 milionë euro i kemi paguar për borxhe të vjetra në Mitrovicë
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur për sukseset dhe sfidat që e karakterizuan këtë mandat.
Hamza tha se këtë komunë e gjeti në gjendje të vështirë financiare.
Ai tha se ka arritur t’i paguajë mbi 13 milionë euro borxhe të vjetra që nuk i takojnë qeverisjes së tij.
“Mitrovicën në aspektin financiar e kam gjetur në gjendje bukur të vështirë për shkak të borxheve dhe borxhet kanë ardhur për shkak të dy burimeve kryesisht. Kanë qenë borxhe të prapambetura si rezultat i kontratave, të cilat nuk kanë qenë mirë të mbuluara financiarisht dhe si rezultat i kontratave kolektive dhe në këtë mandat kam arritur t’i paguajë borxhet e prapambetura, të cilat nuk kanë të bëjnë me kohën kur unë kam qeverisur me komunën e Mitrovicës, mbi 13 milionë euro dhe këto janë shumë për komunën e Mitrovicës”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.