Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë
Foto: Laura Hasani

Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë

Ekonomia September 06, 2025 - 12:53

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të kryesuesit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që deri në fund të vitit të shqyrtohen tarifat e reja të energjisë elektrike.

Miftaraj tha se shqyrtimi mund të përfshijë si ngritje, ashtu edhe ulje të çmimeve, varësisht nga kostot e sistemit.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike. Sipas kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.”, tha ai.