
Imri Ahmeti viziton fermerët në Lipjan: 750 tonë speca pritet të prodhohen këtë vit
Ekonomia
September 04, 2025 - 21:31
Kryetari i Lipjanit, njëherësh kandidat i LDK-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, Imri Ahmeti, ka vizituar sot fermerët e komunës, duke theksuar rëndësinë e bujqësisë për zhvillimin ekonomik lokal.
Ai ka takuar afaristët Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun, të cilët po menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë bujqësore të mbjellë me speca dhe grurë, ku janë të angazhuar rreth 50 punëtorë.
Nga këto sipërfaqe deri tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm arrin në rreth 750 tonë. Përveç kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.
“Këto janë rezultat i punës së palodhur të fermerëve tanë dhe i potencialit të madh që ka bujqësia jonë për prodhim, përpunim dhe eksport” ka shkruar Ahmeti në Facebook.