Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron për grevë nëse nuk rriten pagat
Foto: Laura Hasani

Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron për grevë nëse nuk rriten pagat

Ekonomia September 04, 2025 - 11:12

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar për grevë, për shkak të pagës së ulët që marrin si sindikatë.

“Nuk është që e kemi paralajmëruar në kohën afër fushatës këtë grevë, por që nga maji kemi thënë se 1 shtatori neve do të na gjejë me grevë”, u shpreh Azemi.

Ai thotë se sektorit publik i janë rritur për dy herë pagat, derisa ai thotë se e njëjta kategori e punëtorëve duhet të paguhen njëjtë.

“E kemi legjitime kërkesën për rritje të pagave, andaj nëse nuk marrim përgjigje pozitive grevën do ta nisim nga e marta”, tha Azemi në Klan Kosova.