Dita e Aronisë Organike, Kurti nga Prizreni: Qeveria do ta vazhdojë mbështetjen për bujqësinë
Foto: Facebook

Dita e Aronisë Organike, Kurti nga Prizreni: Qeveria do ta vazhdojë mbështetjen për bujqësinë

Ekonomia September 02, 2025 - 14:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Prizrenin me rastin e Ditës së Aronisë Organike, ku u takua me fermerë dhe prodhues të këtij sektori, që po rritet me ritme të shpejta në Kosovë.

Kurti theksoi se kultivimi i aronisë në Kosovë ka filluar në vitin 2011 dhe falë përkushtimit të fermerëve dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ky sektor ka marrë një formë të qëndrueshme.

Ai njoftoi se aktualisht rreth 90 fermerë kultivojnë mbi 100 hektarë tokë me aroni në vend.

“Aty ku ka punë, bashkëpunim dhe plan pune, rezultatet nuk mungojnë”, tha Kurti, duke shtuar se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë fermerët, bizneset agroushqimore dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë organike.

Kryeministri vizitoi edhe kompaninë “Aronica”, ku tha se kishte provuar lloje të ndryshme të lëngjeve të aronisë dhe mbeti i impresionuar nga cilësia e tyre.