Rriten shpenzimet qeveritare në tremujorin e dytë të këtij viti, kapin shifrën e 784 milionë eurove
Foto: Laura Hasani

Rriten shpenzimet qeveritare në tremujorin e dytë të këtij viti, kapin shifrën e 784 milionë eurove

Ekonomia September 02, 2025 - 11:29

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose 105.8 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milionë euro”, thuhet në publikimin e Llogaritjes Qeveritare për tremujorin e dytë (TM2) nga ASK.

Image

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim paraqet edhe pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Image

Sipas ASK-së, gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 972.6 milionë euro, derisa të hyrat në TM2 2024 ishin 782.6 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Image

Image