Shqiptarët nga Kosova braktisin bregdetin e Shqipërisë, preferojnë atë grek

Shqiptarët nga Kosova braktisin bregdetin e Shqipërisë, preferojnë atë grek

Ekonomia September 02, 2025 - 11:05

Mijëra shqiptarë nga Kosova vizituan më pak këtë vit bregdetin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga IINSTANT, Shqipëria ka humbur rreth 120 mijë turistë nga Kosova në periudhën janar-korrik 2025.

Por bazuar në këto të dhëna, Shqipëria ka fituar më shumë turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Eksperti i turizmit në Shqipëri, Leonard Seferi, tha për Klan Kosova se çdo vit ka ulje të numrit të turistëve nga Kosova, dhe sipas tij, shkas kryesor është liberalizimi i vizave.

Sipas Seferit, për kosovarët destinacion kryesor mbetet tani Greqia.

Nga ana tjetër, Blerina Ago, po ashtu eksperte e turizmit, thotë se faktor tjetër për uljen e turistëve nga Kosova në Shqipëri, është taksa rrugore.