Murati: Mbi 320 milionë euro do të jetë rritja e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm
Foto: Laura Hasani

Murati: Mbi 320 milionë euro do të jetë rritja e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm

Ekonomia August 21, 2025 - 15:04

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot se për vitin fiskal 2026, buxheti komunal do të kap shifrën 867.6 milionë euro, ndërkaq sipas tij, kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro.

Murati në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook shkruan se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, gjë që rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë.

Postimi i plotë i Muratit, pa ndërhyrje:

Për vitin fiskal 2026, buxheti komunal do të kap shifrën 867.6 milionë euro.

Kjo paraqet një rritje të theksuar në raport me vitin paraprak, ndërsa kur e krahasojmë me fillimin e mandatit, rritja është mbi 320 milionë euro.

Vlen të theksohet se për vitin 2026 është marrë për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, gjë që rezulton me disa komuna me rënie të popullsisë. Megjithatë, si ministri jemi siguruar që asnjë komune të mos i zvogëlohet buxheti dhe të marrë së paku nivelin e njëjtë me vitin 2025, pavarësisht shifrave më të ulëta të banorëve.

Qeveria për komunat!.

Image