
Kurti: Vazhdimi i zbatimit të Kompaktit të MCC-së, vendim i rëndësishëm për Kosovën
Ekonomia
July 30, 2025 - 19:50
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën vazhdimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga administrata e Presidentit Donald Trump.
Përmes postimit të tij në Facebook, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se angazhohen çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm.
“Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë”, ka shkruar Kurti.