Kosova bëhet me program dhe plan strategjik të veprimit për bujqësinë digjitale
Foto: Laura Hasani

Kosova bëhet me program dhe plan strategjik të veprimit për bujqësinë digjitale

Ekonomia July 30, 2025 - 12:15

Ministri në detyrë i Bujqësisë në rrjetin social Facebook njoftoi se për herë të parë Kosova u bë me Program dhe Plan Strategjik të veprimit për Bujqësinë Digjitale.

Postimi i tij i plotë:

Digjitalizimi në bujqësi!

Për herë të parë Kosova bëhet me Program dhe Plan Strategjik të veprimit për Bujqësinë Digjitale 2025–2028!

Me këtë program do të kemi:

E-qeverisje moderne dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna;

Rrjetë të plotë shërbimesh digjitale për fermerët dhe zonat rurale;

Kapital njerëzor të fuqizuar për transformim teknologjik.

E-bujqësia!