Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, thotë se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor
Foto: Zëri / Ilustrim

Hoti thotë se është rritur importi nga Serbia, thotë se mund të jetë zvogëluar prodhimi vendor

Ekonomia July 16, 2025 - 15:08

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se është rritur importi i mallrave në Kosovë nga Serbia.

Hoti ka publikuar edhe disa të dhëna, ku ka bërë krahasimin me importin që është bërë vitin e kaluar nga shteti serb.

“Çfarë po ndodh me importet nga Serbia? Në periudhën janar-maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 217%. Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt janar-maj 2025”, ka pohuar Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Mes të tjerash, ai ka shkruar se bazuar në importin që bëhet nga Serbia, ka mundësi që ka rënë prodhimi vendor.

“Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, tha ai.