Shembje me tritol në Theth [video]

Shembje me tritol në Theth [video]

Ekonomia July 15, 2025 - 12:53

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit nuk ka përfunduar ende.

Forca të shumta policie kanë rrethuar këtë të martë një ndërtesë trekatëshe në zonën turistike, shembja e së cilës pritet të bëhet përmes një shpërthimi të telekomanduar me lëndë plasëse.

Në një prononcim për Euronews Albania, pronari i objektit u shpreh i indinjuar për metodën e përdorur, duke thënë se vendimi për shkatërrimin e godinës është marrë me urdhër politik.