
Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjesi dhe javë të mbarë!
Ekonomia
July 14, 2025 - 10:07
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij disa pamje nga plazhet publike në Durrës, ku shumë qytetarë po shijojnë ditët e nxehta të verës.
Në postimin e tij, Rama ka uruar qytetarët për një fillim të mbarë të javës, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi që pasqyrojnë atmosferën relaksuese të pushimeve bregdetare.
“Mirëmëngjesi dhe me këto hapësira relaksuese nga plazhet publike në Durrës, ju uroj një javë të mbarë!”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.