Fillon mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët
Foto: Laura Hasani

Fillon mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

Ekonomia July 01, 2025 - 20:36

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku ka hyrë në fuqi masa për mbulimin e kostos së policës kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Sipas Muratit, automjetet deri në 9 pasagjerë do të përfitojnë policë një mujore falas, raporton Zeri.info.

“Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse.

Mirë se vini në Kosovë!”, shkroi Murati në Facebook. /Zëri