
Nga sot lehonat i marrin shtesat me rritje
Ekonomia
June 25, 2025 - 19:36
Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona.
Pra, lehonat kanë marrë nga 325.9 euro krahasuar me 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar, raporton Zeri.info.
Këtë e bëri të ditur, ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.
“Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kalura”, shkroi ai në Facebook. /Zëri