
Shteti vitin e kaluar pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit
Ekonomia
June 25, 2025 - 13:25
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Financave ka identifikuar se shteti ka paguar rreth 59 mijë euro pensione pas vdekjes.
Sipas ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve.
Nga krahasimi i të dhënave, është zbuluar se gjatë vitit 2024 janë realizuar gjithsej 437 pagesa, në vlerë prej 58 mijë e 750 euro.
Pagesat pas vdekjes së përfituesve ndodhin kryesisht si rezultat i lajmërimit me vonesë dhe kur vdekjet nuk regjistrohen në kohë.
ZKA-ja ka rekomanduar që ministria të analizojë çështjen dhe të shqyrtojë mundësi për kthimin e mjeteve në llogarinë e buxhetit. /klankosova