Dhoma e Tregtisë mirëpret vendimin e Gjykatës për pezullimin e vendimit të daljes në tregun e lirë energjetik
Foto: Laura Hasani

Dhoma e Tregtisë mirëpret vendimin e Gjykatës për pezullimin e vendimit të daljes në tregun e lirë energjetik

Ekonomia June 24, 2025 - 11:54

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë, e cila pezulloi njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky vendim, sipas Dhomës, vërteton për të satën herë deklarimet e tyre se ZRRE-ja ka vepruar kundërligjshëm kur ka vendosur që për një afat të shkurt dhe pa konsultime e analiza paraprake t’i detyrojë mbi 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur, derisa në këtë proces është vetëm një kompani që po jep oferta të furnizimit.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në emër të bizneseve, është e para që ka ushtruar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndërkohë tashmë janë dhjetëra kompani që kanë dërguar ankesë në gjykatë rreth këtij vendimi”, thuhet në reagim. /Zëri